Lajme

Haradinaj pas shpëṛthimit në Zveçan: Sụlmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 01 Prill 2025

Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan, ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke e dënuar ashpër aktin dhe duke e lidhur me qëllimet agresive të Serbisë.

“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për veprimet e tyre, duke theksuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe ligjit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Haradinaj ka kërkuar nga qeveria mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e sigurisë, ndërsa ka paralajmëruar për rreziqet që i kanosen vendit.

“Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s, në krye me SHBA,” ka përfunduar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy