Lajme

Latifi: Kandidatët për kryetar të Prishtinës janë variante të Shpend Ahmetit, përveç Daut Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 03 October 2021

Gjatë një debati politik të një emisioni televiziv ku u diskutua për zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor të këtij viti, analisti Blerim Latifi kishte diskutuar lidhur me kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe për atë se çka i dallon nga njëri tjetri.

Latifi ka thënë se tre kandidatët Uran Ismaili nga PDK, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV  nuk dallojnë asgjë nga kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Përparim Rama, Uran Ismaili dhe Arben Vitia janë variante të Shpend Ahmetit, janë tri variante të ndryshme të Shpend Ahmetit. I vetmi njeri që bënë dallime prej tyre është Daut Haradinaj i cili ka një profil tjetër”, ka thënë Latifi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera