Sport

Largimi nga PSG gjithnjë e më i afërt, për Icardin del në skenë edhe Barça!

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 18 October 2021

Mauro Icardi ndez merkaton e transferimeve. Sulmuesi argjentinas i cili ka gjetur pak hapësira te Paris Saint Germain gjatë kësaj periudhe po mendon seriozisht largimin nga kryeqytetasit francezë.

Sëfundmi është folur për një transferim të Mauritos te Neëcastle në Premier League por rregullimi i marrëdhënieve me bashkëshorten Wanda Nara ka hedhur poshtë këtë hipoteze pasi modelja argjentinase nuk dëshiron të jetojë kurrësesi në një qytet të zymtë si Neëcastle. Emri i Icardit vazhdon të jetë shumë i përmendur në merkato dhe tashmë në skenë për ish-sulmuesin e Interit ka dalë edhe pista Barcelona.

Mediat shkruajnë për interesimin e blaugranave për argjentinasin e Paris Saint Germain madje ky transferim mund të bëhet i mundur nëpërmjet një shkëmbimi me një tjetër argjentinas, Sergio Agueron, i cili erdhi te Barça për shkak të Lionel Messit dhe tashmë dëshiron t’i bashkohet shokut të tij te parizienët. Pa Messin te Barcelona dyert për Icardin janë të hapura ndërkohë që 6-herë fituesi i Topit të Artë do të mirëpriste El Kun te Paris Saint Germain. Jetesa në një qytet të ngrohtë si Barcelona do të ishte e përshtatshme edhe për Wanda Narën dhe fëmijët e çiftit dhe kalimi te blaugranat është një opsion mëse i mundshëm për Icardin që në merkaton e janarit aq më tepër që Ronald Koeman prej kohësh është në kërkim të një pyke që garanton mbi 20 gola në sezon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera