Largimi i kryetarëve dhe zgjedhjet në veri, Brukseli po pret informacione nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 04 August 2023
BE-ja ka treguar gatshmëri që të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, kështu tha për RTV21 zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zoi Muletier.
“BE-ja ka parasysh vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje. BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në deklaratën e saj të 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri të Kosovës” tha për RTV21 Muletier.
Ky qëndrim i BE-së erdhi pasi Qeveria ka nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit duke i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.
Në dokument thuhet gjithashtu se grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja. Kjo lëvizje vjen si një tjetër hap në zbatimin e marrëveshjes së arritur mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve në veri dhe kthimin në procesin e dialogut me Serbinë.
Të tjera
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...