Largimi i Alibeajt, Jorida Tabaku merr drejtimin e PD-së?

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 17 May 2023
Enkelejd Alibeaj bëri të ditur sot se ka hequr dorë nga detyra si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Po ashtu, ai bëri të ditur se nuk do të jetë më as kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.
Pas këtij lajmi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi bëri të ditur se është thirrur një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën me nënkryetaren e partisë Jorida Tabaku.
Me zonjën Tabaku, Bardhi do të diskutojë rreth zbatimit të nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.
“Sipas nenit 46 te Statutit, në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri,” sqaron Bardhi.
Ndërkohë, e vetmja nënkryetare që ka mbetur në PD është vetë Jorida Tabaku. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në vijim.
Alibeaj në fjalimin e tij të dorëheqjes bëri të ditur se Kryesia e partisë do të mblidhet të premten në orën 12.00./A2news

Të tjera
-
Osmani takon ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, flasin për bashkëpunim midis dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim min...
-
Zëri i grave për paqe kësaj here jehon nga Prishtina – Mbi 150 folës nga mbarë bota
Në Prishtinë po nisë brenda pak minutash Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen...
-
Forumi për Gratë, policia thotë se sot e nesër do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe neser do të bëjë ndërprerje të ...
-
KEK ka gjetur edhe sot rrymë për kompanitë në treg të hapur që s’kanë ende kontrata – 20 euro më shtrenjtë se dje
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se çmimi mesatar...
-
Rizvanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit...
-
Vetëm 44 anesteziologë në gjithë QKUK-në, ndonëse nevojiten 105
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. ...
-
Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025
Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke s...
-
Tërmet në Mal të Zi
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi zonën pranë Tiva...
-
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tuneli...
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër
Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes di...
-
Vr*asja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademaj...
-
Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të m...