Lajme

Largimet nga AAK, ky është reagimi i fundit nga Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 18 May 2021

Kryetar i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar për largimet që po ndodhin nga partia që ai drejton.

Sipas tij AAK është e fokusuar për zgjedhjet lokale.Haradinaj ka thënë se e falenderon secili nga të larguarit nga AAK për angazhimin qoftë edhe njëditorë në këtë parti.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë,

E nderuar anëtarësi dhe struktura të Aleancës,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kësaj kohe, fokusimin kryesor dhe energjitë e saj i ka të orientuara për zgjedhjet komunale të radhës. Dhjetëra profesionistë të të gjitha fushave, përpos ekspertizës, duke shpërfaqur edhe vullnet për punë, do të garojnë në këto zgjedhje komunale.Organizimi i brendshëm i Aleancës, mbështetet në kuadrot që kanë gatishmëri e vullnet për angazhim. Ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti. Atyre u jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin, qoftë edhe vetëm njëditor, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Koha në të cilën po veprojmë, është kohë e sfidave të mëdha dhe kërkon vullnet, përkushtim e guxim për punë. Jam tejet i lumtur që Aleancës po i bashkohet një brez i tërë i të rinjëve, ta gatshëm të përballen me sfidat e garës politike në të gjitha nivelet. Kjo garë, rezultatin e parë do ta jap në zgjedhjet komunale, do të vazhdojë me zgjedhjet e rregullta të brendshme në Parti, në pranverën e vitit që vjen, si dhe në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.Duke iu uruar sukses mijëra antarëve të Aleancës që janë të angazhuar në këtë proces, i siguroj se përkrahja ime do të jetë për secilin që shpreh vullnet për punë në forcimin e mëtutjeshëm të organizatës sonë të përbashkët.Aleanca ishte dhe do të mbetet parti e vlerave demokratike, në shërbim të Atdheut e të qytetarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera