Larg liberalizimit!
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 20 September 2017
Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t’i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën. Miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barrë e rëndë edhe për ekzekutivin e ri, transmeton zeri.info.
“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në krejt Evropën”.
Ky ishte premtimi më i spikatur i kryeministrit Ramush Haradinajt gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit. E ndonëse ka kaluar vetëm një javë prejse Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të ekzekutivit, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë brenda kësaj kohe.
Kështu konsiderojnë njohësit e integrimeve evropiane, të cilët madje thonë se edhe po që se Marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet, procesi për heqjen e vizave nuk do të përfundojë assesi brenda tre muajve, transmeton zeri.info.
Ndërkohë, çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është zgjidhur. Përkundrazi, ndonëse ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kusht thelbësor për heqjen e vizave, qeveria “Haradinaj” tashmë ka shkarkuar Komisionin për Demarkacion (të drejtuar nga Murat Meha) dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të Komisionit të ri./Zeri.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...