Sport

Lapidar Lladrovci flet pas shortit të Kupës së Kosovës

Autori: M.M 19:55 | 18 February 2021

Sot në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Njëra ndër ndeshjet me interesante të kësaj faze është ajo ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Lidhur më këtë, Gazeta inFokus, ka biseduar me kapitenin e Feronikelit, Lapidar Lladrovci.

-Advertisement-

Ai ka thënë se shorti i ka vënë përballë Feronikelit kundërshtarin më të fortë të mbetur në këtë garë.

“Me të kuptuar shortin sot, në pamje të parë dukej si short i papërshtatshëm, pasi na ka rënë ekipi me i fortë nga kundërshtarët e mundshëm. Personalisht jam i kënaqur me shortin, ngase e shoh mënyrën më të mirë që ta rrezojmë njërin nder pretendentet kryesore për trofeun e Kupës dhe mënyra më e mirë është të luash në shtëpi, pasi e ke përparësinë e vendasit, por edhe arsyeja që është ndeshje me eliminim direkt me bënë optimist për kalimin tutje”, ka thënë kapiteni i Feronikelit.

Tutje, mbrojtësi i ‘industrialistëve’ ka shtuar se ekipi i tij është favorit për të kaluar tutje.

“Çdo respekt për Prishtinën, e cila po kalon një formë të mirë, mirëpo favorit jemi ne dhe shpresoj që atë ndeshje të jemi në ditën tonë më të mirë e të kalojmë tutje”, ka përfunduar Lladrovci.

Përballjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës pritet të luhen me 16 dhe 17 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera