Lajme

Lansohet projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 01 March 2018

Sot so të mbahet ceremonia ku do të bëhet lansimi i Projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në ceremoni fjalimet do të mbahen nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet; ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani; Drejtori Rajonal i Swisscontact, Henry Leerentveld dhe Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani. Gjatë ceremonisë do të bëhet prezantimi i fazës II të projektit.

Qëllimi kryesor i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) është të mbështesë NMV-të që operojnë në sektorë ekonomikë të organizuar mirë dhe gjithëpërfshirës të rrisin punësimin e qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë.

-Advertisement-

Dy sektorët në fokus të Fazës II të PPSE-së (nëntor 2017 – nëntor 2021) janë: Ushqimi dhe Përbërësit Natyralë dhe Turizmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera