Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 May 2024
Është lansuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe do tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.
Është lansuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe do tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.
Kryeministri Albin Kurti tha se platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por do të përmbajë informata të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit, me shifra që do t’iu shërbejnë investitorëve potencial në Kosovë.
“Ky projekt paraqet potencialin, kreativitetin dhe veprimtarin e vendit tonë drejt një njohje të gjerë të një tregu ndërkombëtar përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore. Hapa si ky që jemi mbledhur sot është hap përpara dhe çdo hap përpara shton dritë në rrugën që na pret… Sot shpalosim platformën MIK që jo rastësisht nënkupton Made in Kosova. Platforma Made in Kosova nuk është simbolike por përmban informatat të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm që iu shërbejnë investitorëve potencial por tregojnë transparencën që qeveriset vendi ynë… Synimi i platformës dhe këndit Made in Kosova është që të ndërtojë një imazh të fuqishëm dhe besueshëm të Kosovës duke shtrirë mundësitë për bizneset vendore për të hyrë në tregjet e reja dhe për të tërhequr investime të huaja”, tha ajo.
Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes përhapjes së kësaj iniciative Kosova do të bëhet një aktor i rëndësishëm në skenën globale.
Ajo tha se platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit dhe eksportit.
“Duke mbështetur dhe përhapur këtë iniciativë ne do ta bëjmë Kosovën një aktor të rëndësishëm në skenën globale dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Synimi jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha odat ekonomike, shoqatat, bizneset si dhe prodhuesit dhe artistët vendor për të ngritur imazhin e vendit në botë për të fuqizuar diplomacinë ekonomike dhe për të qenë konkurrent të fortë në tregun evropian të vlerave përmes produkteve ‘Made in Kosova’. Platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit, eksportit, ngjarjeve të ndryshme si dhe informata të tjera relevante për mërgatën tonë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, lansimin e platformës “Made in Kosova” e mirëpriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
“Mbështetja e qeverisë amerikane për platformën ‘Made in Kosova’ përmes mbështetjes nga USAID do të krijojë hapësirë për diçka që ne që vijmë nga trupi diplomatik e dimë se është e rëndësishme. Investitorët e ardhshëm të përkushtuar në Kosovën e vërtetë dhe të ofrojnë informacione vepruese se si të investojnë, si të operojnë këtu. Me kalimin e kohës nëpërmjet investimit të tyre ndërkombëtar në kompani tregtare si ajo e Agon-it do të ofrojë mundësi edhe më të mëdha për të gjithë kosovarët, dhe ata gjithashtu do të ndihmojnë në ndryshimin e kësaj bisede globale dhe perceptimit global për Kosovën. Ne duam të ndihmojmë në largimin e koncepteve të gabuara, ne duam të ndihmojmë popullin e Kosovës të demonstrojë një të vërtetë themelore, se ky është një vend absolutisht i mbushur me punonjës dinamikë, të rinj produktivë, të cilët zhvillojnë dhe ofrojnë produkte me cilësi të lartë. Ata prej nesh që kanë privilegjin të jetojnë dhe punojnë këtu e dinë këtë”, tha Hovenier.
Të tjera
-
Kurtit i përsëritet pyetja për paraqitje në Prokurori, kësaj here s’ka arsyetim, vetëm largohet pa folur
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të shmang pyetjet e gazet...
-
Prishtina zë vendin e parë me më së shumti divorce
Në rezultatet e publikuara sot, ASK ka dhënë detaje edhe për popullsinë sipas...
-
Caka-Nimani: Mbrojtja e Kushtetutes, akti më i lartë i patriotizmit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani e cila ditëve të fundit k...
-
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është intervistuar pastaj është lënë i lirë
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është in...
-
Presidentja dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel,...
-
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë- “Shtiu në aheng familjar”
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesditën e së e...
-
Plani i Trumpit për dëbimet, cilët janë emigrantët që preken?!
Nëse i qëndron zotimeve të bëra, me të marrë detyrën në 20 janar, presidenti ...
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
Disa imazhe të publikuara nga media gjermane BILD, tregojnë sirianët me çanta...
-
Kompania “Pastrimi” merr grantin 24.1 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” ka bërë të ditur se kanë përfituar...
-
Në Kosovë janë 50 persona që kanë moshën mbi 100 vjeç, 41 prej tyre janë gra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e sotme ka publikuar të dhënat përfu...
-
Ky është i dyshuari që gjuajti me armë te Mati 1, Policia e arreston
Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë...
-
Raportohet për të shtëna me ạrmë në lagjen “Mati 1”
Dyshohet se në lagjen “Mati 1” gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me arm...