Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është intervistuar pastaj është lënë i lirë
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 19 Dhjetor 2024
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria konfirmon se një person është intervistuar pastaj është lënë i lirë.
“Shpat Sokoli”, i dyshuar për kërcënimin e Ramush Haradinajn, është ndaluar e pas marrjes së deklaratës ai është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se fillimisht është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja, kurse pas marrjes së deklaratës i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen në tërësi të rastit”, në një përgjigje për Gazetën Express.
Sokoli dyshohet se e ka kërcënuar kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, përmes një komenti në Facebook.
“O ta q*ift nanën Albini me krejt Serbinë. Flliqësinë fujjjj. Publikisht po të tham ti e meriton vec ni plumb të dryshkt në ball. Hajn i klubeve të Zvicrës”, ka komentuar ai.
Pasi u përhap lajmi për këtë kërcënim, llogaria me emrin “Shpat Sokoli” u zhduk dhe u fshinë të gjitha postimet dhe fotot.
Më pas një profil tjetër Luftung Motage Anlage ka shkruar se ai është Shpejtim Sokoli dhe se nuk është personi që e ka kërcënuar Haradinajn.
Ai ka shtuar se nuk posedon asnjë profil me emrin Shpat Sokoli.
“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi. Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, ( i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj. Familja jonë është familje dëshmorësh dhe martirësh, e cila ka dhënë gjithçka për Kosovën tonë. Me familjen Haradinaj ndajmë të njëjtat vlera dhe histori sakrifice. Sot kam ardhur në Kosovë për festat e fundvitit dhe këtu jam njoftuar për këtë rast. Lus Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt. Në kohën e avancimit teknologjik, është shumë e lehtë për organet kompetente të identifikojnë profilet në rrjetet sociale. Sidomos kur në foton e profilit shihet përsoni. ( Shihni fotot e postuara më heret nga profili i përsonit në fjalê të cilat jabë marrë pêrpara se ai ti fshij.) Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime. Po konsultohem me avokatin tim, dhe do të ndjekim rrugët ligjore ndaj Nacionales për dëmtim të imazhit tim. Gjithashtu lus deputetin Bekë Berisha të distancohet e të përmbahet nga deklarimez e tij se përsoni është nga fshati Meje. Nga Berisha dhe Nacionale pres kërkimfalje publike. Shpejtim Sokoli P.S.: Ky është profili im në Facebook dhe nuk posedoj profil me emer „Shpat Sokoli“.”, ka shkruar ai.


T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























