Fun & Video

Lamtumirë shtrëngim duarsh, coronavirusi “detyron” njerëzit të përshëndeten me këmbë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 04 March 2020

Asnjë shtrëngim duarsh. Pa puthje. Kështu që në Kinë është shpikur një përshëndetje “alternative” për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

Brenda pak orëve video ku shfaqen dy persona me maskë të cilët përshëndeten me njeri- tjetrin duke bashkuar këmbët është bërë virale në internet.

Një lloj baleti ironik TikTok. Dikush nga Kina siguron se: “Së shpejti ajo do të bëhet një përshëndetje në të gjithë botën”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera