Lajme

Lamtumira emocionuese e bashkëluftëtarit për policin e vrarë: “Dy betimet i mbajte”

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 29 January 2020

Gjatë një aksioni anti-drogë, si pasojë e shpërthimit, i vdekur mbeti Sami Thaçi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Kjo nga një mjet që shpërtheu gjatë bastisjes, shkruan gazeta inFokus.

E polici që vdiq, e i cili u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidenti Hashim Thaçi, ishte edhe luftëtar i UÇK-së.

-Advertisement-

E një nga ata që luftuan bashkë me të shkroi në profilin e tij në Facebook, një lamtumirë emocionuese.

I prekur nga kjo vdekje, bashkëluftëtari i Samiut, Faton Thaçi tregon se ai kishte bërë dy betime, një nën uniformën e UÇK-së e tjetër si pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Lamtumirë Hero!

Lamtumirë bashkëluftëtari im!

Lamtumirë kushëriri im!

Dy betime në shërbim të Atdheut!

Betimi i parë pranë Flamurit Kombëtar në moshë të re në luftën e lavdishme të UÇK- së!

Betimi i dytë pranë institucionit të sigurisë – Policisë së Kosovës, në shërbim të sigurisë së shtetit dhe jetës së qytetarëve!

Të dy betimet i mbajte, i zbatove me përkushtim, nder, heroizëm dhe krenari kombëtare!

I dashur heroi ynë Sami Bajram Thaçi, ti dje më 28.01.2020 rreth orë 21:00 sy pa trembur si gjithherë flijove jetën për të mos vdekur kurrë, në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së shtetit e jetës së qytetarëve.

Ishe djalë bujar me virtyte të larta njerëzore, humane e kombëtare, i besës e i fjalës, në çdo kohë e moment i përgjigjeshe thirrjes së Atdheut.

Ne bashkëluftëtarët, kusherinjtë, fisi, fshati, komuna e shteti krenohemi me ty, me kontributin e veprat tua kombëtare.

Do mbetësh deri në vdekje në kujtimet tona vëlla i dashur Sami!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte deri në flijim!

Lavdi veprës, kontributit e heroizmit tënd kombëtar!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera