Lajme

Lamih Balaj: Shantazhet janë të kota, nuk ndalem deri kur drejtësia ta thotë fjalën e saj

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 02 December 2020

Kryesindikalisti i Telekomit të Kosovës Lamih Balaj, me anë të një statusi në Facebook ka thënë se shantazhet nga profile të rrejshme janë të kota, raporton Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se një profil i rrejshëm po merret me të si kryetar i sindikatës dhe se i njëjti ka postuar në emër të punëtorëve për dëmet që gjoja ai ia ka shkaktuar Telekomit.

Por Lamih Balaj ka rikujtuar se është pikërisht ai dhe sindikata me organet e saj drejtuese që kanë deponuar kontrata milionëshe në prokurori, kontrata këto që i kanë shkaktuar dëme PTK-së në vlerë prej qindra milionë euro.

-Advertisement-

Balaj ka bërë me dije se ndaj atij profili të rrejshëm ai dhe sindikata që e përfaqëson kanë hapur rast në polici, duke kërkuar edhe një herë nga prokurori i shtetit që t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme.

Kurse atij që qëndron prapa profilit të rrejshëm i ka kërkuar vetëm një gjë. Që ta zbuloj fytyrën e vërtetë dhe publikisht të ballafaqohet me të.

Postimi i plotë:

“Shantazhet janë të kota!
Tashme e një javë një profil i rrejshëm në “Facebook”,është duke u marruar me mua, respektivisht pozitën time si kryetar i Sindikatës dhe sot paska postuar në emër të punëtoreve, gjoja për lidhjet e mia dhe dëmet qe i’a kam shkaktuar Telekomit.
Postimet e tilla s’mund ta denigroj autoritetin tim dhe FSP-PTK-në për punën që kemi bërë në këto 6 vite sa jam në krye të federatës.
FSP-PTK e drejtuar nga unë, bashkë me organet drejtues, si rrjedhojë e kërkesës së punëtorëve kemi deponuar kontrata në prokurorinë e shtetit të cilat i kanë shkaktuar qindra miliona dëme Telekomit të Kosovës.
Këto dëme janë bërë nga njerëzit brenda, por edhe nga ata që janë jashtë Telekomit, ku përfshihen ish-kryeshefa dhe ish anëtarë të bordeve, të cilët kanë lejuar nënshkrimin e këtyre kontratave. Tash me jeni dëshmitar që kanë filluar të ngritën aktakuza ndaj dëmtuesve të Telekomit, të cilët ishin nënshkrues të kontratave të dëmshme dhe janë duke u hetuar lënde për të cilat Ne shpresojmë që shumë shpejtë drejtësia do ta thotë fjalën e vet.
Shkrimet me Fake profil në “Facebook”, s’munden t’na shantazhojnë me shpifje, pasi Unë dhe kolegët e mi jemi, do të mbesim të pozicionuar në anën e drejtë dhe presim që drejtësia do ta tregoj të vërtetën. Frika nga drejtësia s’i duket po i detyron disa persona te hapin Profile të rrejshme. Ne emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe Mua nëse e shohin të arsyshme.
Po ashtu, i bëj thirrje personit që ta shpalos fytyrën e vërtetë.
Unë jam publikisht duke u përball me krimin dhe shantazhuesit dhe të gjitha faktet që ka ndaj meje dhe FSP-PTK s t’i dërgoj në Prokurorin e Shtetit dhe të përballemi me drejtësinë.
Unë asnjëherë s’jam frikësuar ndaj askujt, çdo gjë që e kam bërë e kam bërë me fytyrë, emër e mbiemër. Prandaj, edhe personit që e atakon emrin tim i bëjë thirrje, ta bëjë këtë publikisht, në medie në cilindo debat apo cilindo televizion dhe mos të fshihet së pari nga vetvetja, e pastaj nga publiku.
Me respekt
Lamih Balaj
Kryetar i FSP-PTK”, ka shkruar Balaj në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera