Sport

Lajmi i mirë për dardanët, Mali i Zi rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 26 March 2019

UEFA ka hapur një hetim ndaj Malit të Zi për ndeshjen e së hënës, teksa një sërë shkeljesh janë vërejtur në ndeshjen ndaj Anglisë, që u mbyll 1-5 për “Tre Luanët”.

Qeveria e futbollit në Europë do të hetojë koret racistë të tifozëve malazez ndaj Callem Hudson-Odoi dhe Danny Rose, por në total janë katër hetime që do të shqyrtohen dhe vendimi do të jepet me 16 maj.

Akuza ndaj Malit të Zi:

-Advertisement-

– Hedhja e fishekzjarrëve.

– Hedhja e objekteve në fushë.

– Sjellje raciste.

– Shkallët e stadiumit të bllokuara.

Me gjithë këto akuza Mali i Zi ndeshjen e ardhshme në shtëpi me të gjitha gjasat do ta luajë pa tifozë.

Nëse UEFA vendos që ndeshjen e ardhshme ekipi Malazez të luaj pa tifoz, atëherë është lajm i mirë për Kosovën, pasi që i bie se ndeshjen e ardhëshme ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës vendasit do të luajnë pa tifoz të vet andaj “Dardanët” kanë një përparësi sa i përket publikut në tribuna.

E kjo ndeshje për kualifikueset e Euro 2020 pritet të zhvillohet në qershor të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera