Lajme

Lajmi i mirë nga UP për studentët që nuk janë pranuar në afatin e parë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 09 September 2022

Të gjithë ata që nuk arritën të pranohen në afatin e parë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tashmë kanë një mundësi të dytë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.

Sipas njoftimit të UP-së, 2 mijë e 144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë universitet, në afat të dytë të konkursit.

-Advertisement-

“Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Për informata shtesë rreth konkursit klikoni KËTU./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera