Sport

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet skuadra e re e Kylian Mbappes

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 03 January 2022

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, do të largohet nga PSG-ja gjatë afatit kalimtar veror, shkruan Gazeta inFokus.

Mbappe nuk është i interesuar ta vazhdoj kontratën me parisienët dhe kësisoj ai do të transferohet te klubi i Real Madridit.

Kështu të paktën raporton gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol, i cili e quan punë të kryer kalimin e francezit në ‘Santiago Bernabeu’.

-Advertisement-

Real Madridi provoi mjaftë shumë gjatë verës për ti siguruar shërbimet e Mbappes, por oferta prej 200 milionë eurove u refuzua nga drejtuesit e PSG-së.

Tani 22-vjeçari pritet të transferohet në Madrid me parametra zero, pasi kontrata e tij përfundon me 1 qershor të vitit 2022.

Kylian Mbappe është pjesë e PSG-së prej vitit 2017, pasi u transferua nga skuadra e Monacos./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera