Sport

LAJMI I FUNDIT: Ylli i Bayern Munchenit infektohet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 27 July 2021

Klubi i Bayern Munchenit ka njoftuar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Corentin Tolisson, i cili në testimin e fundit ka dalë pozitiv me ‘Covid-19’.

“Corentin Tolisso ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai është në izolim shtëpiak në Francë”, thuhet në njoftimin e klubit bavarez.

-Advertisement-

Bayern Muncheni po vazhdon përgatitjet për fillimin e sezonit të ri që do të nisë me 13 gusht./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera