LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata Supreme merr vendim
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/Faturat-e-rrymes-1200x630-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 16 June 2022
Gjykata Supreme e ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur shtyerjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike.
Supremja në vendim e cilësoi si të pabazuar padinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”- njofton Gjykata Supreme, përcjell Klankosova.tv.
Njoftimi i plotë:
Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji.
Gjykata Supreme përmes aktgjykimit ARJ nr.45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë. Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen. Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik. Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
“83% e viktimave ishin të paautorizuar për të kryer haxhin”, Arabia Saudite: Numri i vdẹkjeve arriti në 1,301
Arabia Saudite tha të dielën se më shumë se 1,300 njerëz vdiqën në pelegrinaz...
-
Breshri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Komunën e Obiliqit
Moti i ligë dhe me shi gjatë ditës së diel ka shkaktuar dëme në komunën e Obi...
-
U aksidentua para disa javësh me motoçikletë, vdẹs zyrtari policor
Ka vdekur zyrtari policor D.O, i cili ishte aksidentuar me motoçikletë para d...
-
Bajqinovci ironizon me Ramën pas vërshimeve në Prishtinë: Ja paska ndërruar destinacionin liqenit
Pas reshjeve të shumta të shiut mbrëmë në Prishtinë u bllokuan shumë rrugë, p...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca e ardhme plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në mbledhje të rregullt, për të pë...
-
Sot dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj
Sot është dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj. Kështu është bërë ...
-
Presidentja Osmani krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me arritjen e vaj...
-
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i...
-
Shtiu me ạrmë në aheng familjar, një personi në Mitrovicë i sekuestrohet pistoletạ
Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një a...
-
Sizmologu Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë
Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur ...
-
Gara për zgjedhjet presidenciale/ Çfarë pritet prej debatit Biden-Trump?
Dy kandidatët më të moshuar ndonjëherë në garën për zgjedhjet presidenciale t...
-
Vëllai bën për spital vëllanë e mitur, arrestohet
Një person është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë f...