Sport

LAJMI I FUNDIT: Rikthehet në stërvitje ylli i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 21 December 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembel, është rikthyer në stërvitje të plota me ‘blaugranët’, shkruan Gazeta inFokus.

Dembele ishte i lënduar për rreth tre javë dhe tashmë ka filluar stërvitjen me katalunasit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili ka thënë se sulmuesi francez dje ka stërvitë me rezervat, kurse sot me ekipin e parë.

-Advertisement-

“Dembele ka marrë pjesë në stërvitje sot dhe me rezervat dje, e cila gjë ndodh një ditë pas një ndeshje. Ai ka nevojë për stërvitje të tjera që të jetë në listën e lojtarëve që do të luajnë”, tha Koeman në konferencën për gazetarë të hënën.

Tutje tekniku holandez ka shtuar se Dembele mund të luaj kundër Eibarit në fund të dhjetorit.

“Ai mund të luan kundër Eibar në fund të dhjetorit”, deklaroi Koeman./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera