Fokus

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 19 April 2023

Ka përfunduar bastisja e cila nisi disa orë më parë në drejtorinë e Korporatës Energjetike (KEK), nga njësia e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës.

Gazeta Infokus nga burime brenda KEK-ut ka mësuar se dy zyrtarë të lartë të kësaj ndërmarrjeje janë shoqëruar në polici, Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe sekretari, Rizah Dembogaj.

E shoqëruar në polici së bashku me dy zyrtarët e lartë është edhe një grua, pjesë e kabinetit të kryeshefit.

-Advertisement-

Arsye për bastisjen dhe shoqërimet në polici është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in./Gazeta Infokus/

https://gazetainfokus.com/ky-eshte-njeri-nga-tenderet-per-te-cilet-filluan-bastisjet-ne-kek/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera