Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë Zyrtarja Ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 26 August 2022

Ka ndërruar jetë Zyrtarja Ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, Mihrije Krasniqi – Sheholli.

Mihrije Krasniqi – Sheholli ka lindur me datë 27.05.1967 në fshatin Kolevicë, Komuna e Prishtinës.

Me datë 01.01.2001 ajo filloi punën si Sekretare Juridike në Gjykatën për Kundërvajtje në Podujevë, të cilën detyrë e ushtroi deri në vitin 2017.Nga data 27.12.2017 ajo u avansua në pozitën si Zyrtare Ligjore të cilën pozitë e ka ushtruar deri më sot datë 26.08.2022.

-Advertisement-

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj.Albina Shabani Rama u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes të së ndjeres, gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Podujevë z.Minir Hoti, si dhe gjithë stafit të gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera