Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është ish-presidenti i Ukrainës që Putini po e përgatit ta kthejë përsëri në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 02 March 2022

Zhvillime të papritura raportohet se po ndodhin në ditën e shtatë të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ndodhet në Minsk dhe Kremlini po përgatitet ta rikthejë atë në pushtet.

Kështu të paktën bëhet e ditur nga mediumi ukrainas “KyivPost”.

-Advertisement-

“Yanukovych është në Minsk. Kremlini dëshiron ta bëjë atë President të Ukrainës”, raporton ky medium.

Viktor Yanukovych ishte larguar për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera