Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje pjesëtari i kabinetit të Glauk Konjufcës, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 02 March 2022

Driton Tali nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, shkruan Gazeta inFokus.

Tali ka jap dorëheqje nga ky post për arsye personale si dhe ka kërkuar që tash e tutje çdo kërkesë t’iu drejtohet anëtarëve tjerë të kabinetit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

“Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit. Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë”, ka shkruar Tali./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera