Sport

LAJMI I FUNDIT: Ish trajneri i Feronikelit rezulton pozitiv me ‘Covid-19’

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 18 October 2020

Ish trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, hyn tek trajnerët fitues në Shqipëri.

Kohët e fundit iu desh të përballojë një tjetër sfidë delikate, por edhe këtë herë ia ka dalë mbanë.

Prej afro 10 ditësh ai është izoluar në shtëpi, sepse ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’.

-Advertisement-

Për këtë arsye nuk mundi të shkonte as në dekorimin nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtër i Madh” tri ditë më parë.

Ai u përfaqësua nga vajza e tij e madhe në ceremoninë e organizuar për disa nga ish-futbollistët e Partizanit.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Starova ka deklaruar se tani është në gjendje të mirë, por për 4 ditë iu desh të përballej me temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh.

“Katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner.

Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi ‘Covid-19. Pas tri ditësh kurimi, më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Menjëherë nisa me “bombardim” ilaçesh: serum-antibiotik hollues gjaku vitamina c+d… Kjo më ndihmoi që ta merrja veten”, tha ish kryetrajneri i ‘Nilit’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera