Sport

LAJMI I FUNDIT: Incident në futbollin shqiptar, trajneri goditet me send të fortë në kokë

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 28 April 2021

Ka pasur tensione të mëdha në ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit.

Që në fillim ka pasur probleme për fillimin e duelit, pasi delegati Besnik Çela ka kërkuar largimin nga tribuna të disa personave.

Gjatë 45 minutave dueli ishte shumë i fortë, ndërkohë që në momentin që Eldorian Hamiti vërshëlleu për përfundimin e pjesës së parë, pati një incident.

-Advertisement-

Kamerat e Supersport kapën trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi, i cili u ul për një moment në tokë, për shkak se kishte marrë një goditje në kokë, me siguri me ndonjë send të fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera