Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë zjarri në Skenderaj, arrestohet një 31-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 04 July 2022

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 01:30 në Skenderaj, ku persona të panjohur kanë sulmuar një veturë derisa ishte në lëvizje, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Ajo tha se në këtë rast është arrestuar një 31 vjeçar.

-Advertisement-

“Sot me datë 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja”, deklaroi Pllana.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera