Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dhunohet një vajzë e mitur në Istog, s’guxoi ta raportojë rastin ditën që ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 12 September 2022

Një vajzë e mitur nga Istogu dyshohet se është dhunuar nga një person në komunën e Istogut shkruan Gazeta Infokus.

Viktima dyshohet se është dhunuar rreth  një muaji më parë, por që sipas policisë për shkak të frikës vajza nuk e ka raportuar rastin në polici.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022 në komunën e Istogut, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Gashi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera