Sport

LAJMI I FUNDIT: Deklarohen Agim Ademi e Eroll Salihu pas lajmit se janë rrahur ndërmjet veti

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 28 February 2021

Pas lajmit te djeshme se kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari, Eroll Salihu, janë rrahur ndërmjet veti, ka reaguar FFK-ja, shkruan Gazeta inFokus.

Ata e kanë mohuar atë lajm dhe kanë thënë që është vetëm shpifje, pasi Ademi ka qenë në Gjermani e Salihu në pushime.

Më poshtë keni reagimin e përbashkët të Ademit e Salhit.

-Advertisement-

“Ditën e djeshme në njërin nga portalet vendore u publikua një artikull me titull “Plas grushti: Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrahën mes vete në zyrat e FFK-së”. Nuk e kishim ndërmend që t’i reagonim fare këtij portali, pasi synimi i tij i vazhdueshëm ka qenë të faktorizohet pikërisht me lajme të rreme dhe negative në raport me FFK-në, por fakti që opinioni dhe dashamirët tanë të shumtë u shqetësuan nga një artikull i tillë, e i cili u plasua edhe në disa portale tjera, na bëri që të sqarojmë opinionin si vijon:

Ju bëjmë me dije se në Federatë nuk ka ndodhur asnjë përplasje. Ne ishim njëri në vizitë pune në Gjermani, e tjetri në pushim me familjen. Sa i përket gjoja se ka plasur grushti ndërmjet nesh, ajo jo që nuk ka ndodhur, por nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ne, mund të kemi debate ndërmjet veti dhe shpesh kemi pasur edhe mendime ndryshe, por gjithmonë mospajtimet tona janë zgjidhur brenda institucionit, ku çdo herë jepet dhe dëgjohet mendimi i gjithsecilit dhe në fund nxirret solucioni më i mirë.

Mund të ndodhë që debatet tona ndonjëherë të jenë edhe më tone më të larta, por ato thjesht janë pjesë e punës së përditshme dhe asnjëherë nuk vijnë në shprehje ofendimet apo gjërat që janë munduar të na i mveshin.

Ne, përveç se jemi në pozicionet drejtuese të FFK-së, si kryetar dhe sekretar i përgjithshëm, ka 15 vjet e më shumë që punojmë bashkërisht për futbollin dhe mbi të gjitha jemi shokë.

Prandaj, shkrimet për përplasje fizike janë absurde dhe rrena që i sajon një portal, i cili gjithmonë në raport me FFK-në nxjerr vetëm të pavërteta dhe gjëra negative.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë dashamirët tanë por edhe opinioni i gjerë që të mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe njëherësh u kërkojmë falje për shqetësimin, por thjesht nuk dëshironin ta faktorizonim këtë portal për një të pavërtetë të tillë.

Ne, do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për t’i realizuar objektivat tona të FFK-së, për aq kohë sa do ta kemi mbështetjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll.

Ju faleminderit!

Agim Ademi,  president”, thuhet në reagimin e FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera