Fokus

LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 11 October 2024

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur me bisedën mes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit, shkruan Gazeta Infokus.

Molliqaj në një intervistë ekskluzive në Podcast me Shkëlzen Dakaj, ka konfirmuar se janë duke punuar rreth këtij aksioni, por që nuk është konkretizuar ende ideja.

“Jemi duke diskutuar, parimi jonë është që duhet bërë aksione atëherë kur e kemi gjetë idenë e mirë. Po mundem me ta konfirmu që kjo çështje e meriton aksionin”, ka deklaruar aktivisti për Infokusin.

-Advertisement-

Ndryshe, të mërkurën janë publikuar disa audio-incizime nga Paparaci, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radoiçiq dhe çështja ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të 2022-së./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera