Sport

LAJMI I FUNDIT: Dalin rezultatet për koronavirus të klubit të Superligës

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 25 May 2020

Ditë me parë futbollistët dhe i gjithë stafi i klubit të Vushtrrisë i kanë kryer testet për koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Sot ata i kanë marrë rezultat dhe për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në ‘Facebook’.

-Advertisement-

“Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ! Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, t’i kthehen normalitetit!”, ka shkruar Meholli.

Kujtojmë se FFK se bashku me MSH-në dhe IKSHPK-në kanë marrë vendim që të gjitha klubet e Superligës të testohen për koronavirus para vazhdimit të kampionatit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera