Sport

LAJMI I FUNDIT: Bledi Shkëmbi largon nëntë futbollistë nga Ballkani

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 10 January 2021

Që kur drejtimin e skuadrës së Ballkanit e mori trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi, klubi nga Suhareka ka ndërprerë bashkëpunimin më nëntë lojtarë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ përmes faqes zyrtare në facebook mbrëmjen e se dielës kanë njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratat me nëntë futbollistë.

Gjashtë prej tyre janë larguar nga Suhareka, kurse tre të tjerë janë huazuar.

-Advertisement-

Lojtarët e larguar janë Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak, Leorant Marmullaku.

Kurse futbollistët e huazuar janë Albin Berisha (Liria FC), Endrit Asllanaj (FC Malisheva) dhe Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera