Sport

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani largohet para kohës nga loja, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 23 September 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është larguar nga loja para kohës, në takimin që Napoli është duke e zhvilluar aktualisht në udhëtim te Sampdoria, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lë fushën e lojës në minutën e 48’.

Ky lëndim i mbrojtësit kosovar vije në momentin më të mirë te Napoli, pasi arriti të realizonte gol në fundjavën që shkoi si dhe bindi trajnerin që të jetë titullar.

-Advertisement-

Nuk dihet se sa i rënd është lëndimi i pësuar nga prishtinasi, por do të kuptohet pas ekzaminimeve mjekësore.

Kur kanë kaluar 70’ minuta lojë, Napoli është duke fituar me rezultat 0-4./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera