Lajme

LAJMI I FUNDIT: Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Autori: Ermirë Berisha 20:15 | 26 July 2022

Sot dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë filluar hetimet nga njësia e trafikut rrugor për shkaqet e aksidentit.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera