Lajme

LAJMI I FUNDIT: Aksident trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 01 July 2022

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në Lipjan ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona të cilat kanë marrë edhe tretmane mjekësore.

-Advertisement-

Ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon të merre hapat e nevojshëm për hetimin e shkaqeve të aksidentit.

“Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera