Lajme

LAJMI FUNDIT: 43 vjeçari gjendet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 01 March 2019

Një 43 vjeçar pasditen e sotme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, përcjell inFokus.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është një mashkull, me inicialet Y.Z.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se si rast, të cilin Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Ne stacionin policor Veriu ne Prishtine, sot rreth ores 16:00 eshte hapur nje rast vdekje e dyshimt. Viktime e ketij rasti eshte nje mashkull Y.Z, 43 vjecar, i cili eshte gjetur pa shenja jete ne shtepine e tij ne rrugen “Avdyl Ramaj” ne Prishtine. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes. Trupi i pajete eshte derguar per obduksion. Hetuesit policor ne koordinim me prokurorine perkatese jane duke punuar per sqarimin e rrethanave te ketij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera