Sport

Lajmërohet Shaqiri: Ja ku do të luaj sezonin tjetër

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 04 July 2018

Xherdan Shaqiri ka qenë futbollisti më i përfolur kohët e fundit, jo vetëm për shkak të golit në ndeshjen me Serbinë por edhe për shkak të ardhmes së tij.

Skuadra e tij aktuale, Stoke City ka rënë nga Premierliga, mirëpo futbollisti i lindur në Gjilan nuk ka ndërmend ta ndryshoj ligën, por me siguri klubin po.

 

-Advertisement-

 

Xherdani ka ofruar sot një përditësim për të ardhmen e tij dhe është një lajm i mirë për Liverpoolin.

“Unë dua të qëndroj në Premier Ligë, dhe së shpejti do të kuptoni klubin tim të ri”, ka thënë Shaqiri për Sporx.

Liverpooli ka qenë i lidhur me mesfushorin e Zvicrës për disa kohë dhe duke pasur parasysh se dëshiron të qëndrojë në Angli, ai mund të jetë në rrugën e tij drejt Anfield. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera