Lajmërohet Ragip Fetahu pas përleshjes me bashkë partiakun e Vetëvendosjes, akuzon kolegun

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 31 October 2022
Pas përleshjes që u raportua të ketë ndodhur mes dy asamblistëve te Partisë në pushtet Lidhjes Vetëvendosje vjen reagimi i parë nga njëri prej të përfshirëve në këtë rast.
Ragip Fetahu zgjodhi që nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, të ju drejtohet qytetarëve duke shkruar se ishte kolegu i tij Artrit Mulliqi ai që e sulmoi këtë të fundit për arsye se nuk u zgjodh shef i asamblesë, shkruan Gazeta Infokus.
Fetahu shtoi se dëshmi se për sulmin që i bëri kolegu i tij ka për dëshmi regjistrimet e kamerave në oborrin e komunës ku edhe ndodhi e gjithë ngjarja.
‘’Të dashur qytetarë, sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi. Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit. Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoren lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje. (Dëshmi janë kamerat e komunës) Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person. Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit. Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit. Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!
Msc. Ragip Fetahu se që ju paraqesin’’, thuhet në postimin e plot të Fetahut.
Kujtojmë se përleshja mes dy asamblistëve ndodhi sot rreth orës 11:00 dhe këtë për Infokus e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...