Rozë

Lajmërohet Gjiko, poston imazhin e parë pas aksidentit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 07 August 2017

Hip hop superylli, Gjiko, ka publikuar foton e parë pas aksidentit të rëndë të pësuar.

Mediat raportuan se ai pësoi një aksident në tunelin e Kalimashit pas një përplasje me një kamion.

U mendua se ai mund të jetë lënduar, megjithatë burimet e sigurta të Telegrafit konfirmuan se gjendja e tij është stabile.

-Advertisement-

Dhe, tash është vet reperi që me një foto në Instagram ëshët shfaqru shëndoshë e mirë, por me veturën e demoluar.

“E shfrytëzoj rastin me e falënderu Zotin që ma dha edhe një shansë me mujt me konë këtu në mesin e juaj. Me natën e mbrëmshme e kuptova që kam shumë njerëz rreth vetit që kanë kurgjo tjetër pos dashuri për mu. Jom kthy ma i fort se kurrë, gjithmonë kom me u kon afër juve. Shihemi sonte në Rahovec”, ka shkruar Gjiko në një postim në Instagram.

Reperi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet pas aksidentit dhe do të vazhdojë me koncertet e tij./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera