Lajme

Lajmërohet edhe Isa Mustafa, flet për takimin e tij me Kurtin

Autori: Mirlinda Bajraktari 16:23 | 25 September 2018

Ish Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka konfirmuar takimin e tij më liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, njofton Gazeta InFokus.

Kryetari i LDK-së ka theksuar se gjatë këtij bashkëbisedim është folur edhe për mundësin e bashkëpunimit mes këtyre dy partive.

-Advertisement-

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, shkruan Mustafa./GazetainFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera