Sport

Lajm i madh për Shqipërinë para ndeshjes me Spanjën

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 30 September 2017

Morata ka lëshuar fushën e lojës para kohe në “Stamford Bridge” ndaj Man City për shkak të problemeve muskulore dhe pritet të mungojë të premten kundër Shqipërisë.

Alvaro Morata është lënduar në sfidën që Chelsea po e zhvillon në “Stamford Bridge” kundër Manchester City, ku rezultati edhe më tej vazhdon të jetë 0:0, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi spanjoll lëshoi fushën e lojës në minutën e 34’ për shkak të problemeve muskulore. Në vend të ish sulmuesit të Real Madridit, hyri braziliani Willian.

Morata u largua nga fusha duke prekur kofshën e majtë, çka do të thotë se vështirë që do të jetë gati për sfidën e së premtes mes Spanjës e Shqipërisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera