Lajm i mrekullueshëm nga mbledhja e përbashkët: Hiqet kontrolli kufitar Kosovë – Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 20 June 2022
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi ka prezantuar sot në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjen që do nënshkruhet për krijimin e lehtësirave të kalimit në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.
“Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha ministri Çuçi.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se deri në fund të shtatorit do të kemi lehtësim për çdo fundjavë dhe ditë pushimi.
“Jemi të lumtur që bashkëpunimi është intensiv dhe me rezultate konkrete. Shumë procese ia kemi dalë mbanë falë bashkëpunimeve. Ne kemi diskutuar sfida me të cilat ballafaqojnë qytetarët, ekipet janë takuar. Jam i lumtur që ne do të nënshkruajmë 2 marrëveshje. Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer. Në kuadër të kësaj ne do të nënshkruajmë një marrëveshje. Deri në fund të shtatorit do të kemi lehtësim për çdo fundjavë dhe ditë pushimi”, tha ai./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...