Shëndetësi

Lajm i mirë për personat që kanë probleme me zemrën, ky ilaç mund t’ua shpëtoj jetën

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 10 March 2019

Medikamentet ‘revolucionare’ që mund të zvogëlojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet në zemër po zhvillohen nga një grup shkencëtarësh.

Medikamentet mund të bllokojnë sinjalet e dëmshme kimike të prodhuara kur furnizimi i gjakut të organit ndërpritet,

Mungesa e oksigjenit çliron kimikatet të cilat shkaktojnë që pjesët e indeve të vdesin dhe mund të lënë njerëzit me dështim të zemrës, duke rritur rrezikun e sulmeve të mëtejshme të zemrës.

-Advertisement-

Testet e një medikamenti kanë zvogëluar dëmtimin e zemrës pas një sulmi prej 60 për qind, duke ngritur shpresën se mund të përmirësojë normat e mbijetesës në njerëz.

Studiuesit e udhëhequr nga Kolegji Imperial i Londrës, të financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, kanë filluar të zhvillojnë medikamentin e mbrojtjes së zemrës.

Ata shpresojnë të japin medikamentet përmes testeve të sigurisë dhe mbi testimet e pacientëve deri në vitin 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera