Sport

Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet mbrojtësi para ndeshjes me Sevillën

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 February 2021

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Sevillën, e cila pritet të zhvillohet të shtunën, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi uruguaian,  Ronald Araujo, do të jetë gati për këtë përballje, në kuadër të La Ligës.

21 vjeçari kishte pësuar një dëmtim në gju, andaj edhe nuk kishte arritur të bashkohej me ekipin.

-Advertisement-

Kujtojmë që Barcelona po vazhdon të përballet me mungesa të mëdha në repartin e mbrojtjes, sidomos që nga koha e lëndimit të Gerrard Piques.

Dueli mes Sevillës dhe Barcelonës luhet të shtunën, me fillim nga ora 16:15./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera