Sport

Lajm i keq për Inter, Pavard mbyll para kohe vitin 2023

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 06 November 2023

Benjamin Pavard nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë përpara vitit 2024.

Klubi i Inter bëri me dije se pas të gjitha testeve mjekësore rezultoi se mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për rreth dy muaj.

“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë. Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse funksionale për 3/4 javë, para se të fillojë stërvitjen i diferencuar dhe e gjitha si periudhë pritet të zgjasë rreth dy muaj”-bën me dije klubi “zikaltër”.

-Advertisement-

Pavard u dëmtua në ndeshjen e fundit që Inter e fitoi me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Atalantës dhe u detyrua të dilte nga fusha e blertë në minutën e 33’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera