Sport

Lajm fantastik për Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 04 October 2017

Virgil van Dijk gjatë verës së kaluar kishte kërkuar me çdo kusht largimin nga Southampton dhe kalimin në Liverpool.

Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk vazhdon të shpreh dëshirën e tij për t’u larguar nga Southampton.

Ai insiston se nuk është penduar që kishte kërkuar largimin dhe do të shikojë mundësitë nëse mund të largohet gjatë janarit.

“Në mes të sezonit do të shoh mundësitë për t’u larguar. Nuk jam penduar që kam kërkuar nga klubi të më shisnin. Dua të bëj një hap përpara në karrierë, por klubi nuk më lejoi”, tha Van Dijk për mediat holandeze.

-Advertisement-

Por, ai insiston se është futbollist profesionist dhe derisa të largohet do të jap gjithçka për Southamptonin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera