Lajme

Lajm fantastik – 6 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë janë mbi 60 vjeç, njëri 80-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 05 April 2020

Infektologu Valbon Krasniqi, ka dhënë lajme të mira sa i përket shërimit të pacientëve me koronavirus në Kosovë.

Krasniqi prezantoi moshën e pacientëve tashmë të shëruar nga koronavirusi.

Sipas tij, nga 23 pacientë të shëruar nga Covid-19, gjashtë janë mbi moshën 60-vjeçare dhe një i moshës 80-vjeçare.

-Advertisement-

“Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshës 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e na bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera