Sport

Lajm ‘bombë’: Nëna e Kylian Mbappes zbulon të ardhmen e djalit të saj

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 06 October 2021

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, mund të mbetet në Paris Saint Germain edhe pas këtij sezoni, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu të paktën ka bërë të ditur nëna e Mbappes, Ayza Lamari, në një intervistë të dhënë pasditen e së mërkurës.

Ajo ka thënë se të hënë është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, dhe bisedimet për zgjatjen e kontratës së Mbappes po shkojnë mirë.

-Advertisement-

“Kam folur me Leonardon të hënën. Po diskutojmë për zgjatjen e kontratës për një vit dhe gjërat po shkojnë mirë”, tha ajo, duke shtuar se “Situata e Mbappes mund të ndryshojë brenda natës”.

Ky lajm padyshim është një informacion i keq për klubin e Real Madridit, që synon transferimin e Kylian Mbappes gjatë verës me parametra zero./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera