Lajme

Lajçak thotë se do t’i ftojë së shpejti Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 29 October 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se do të ftojë në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak, të dielën ka shkruar për takimet që kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishin me liderë të shteteve si Gjermania, Franca dhe Italia, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes, por kishin mospajtime për modalitetin, duke thënë se për këto çështje do të ketë sqarimeve javëve në vijim.

-Advertisement-

Por dialogu do të avancohet edhe në format kryenegociatorësh siç ka treguar Lajçak, duke ftuar në Bruksel, Bislimin dhe Petkoviqin.

”Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera