Lajcak të premten në Prishtinë, takon edhe liderët e PDK-së, LDK-së, AAK-së

Autori: Gazeta inFokus
18:37 | 06 March 2023
Emisari special, Miroslav Lajcak vjen të premten në Prishtinë. Përveç Kryeministrit Albin Kurti, pritet të takojë edhe krerët e opozitës.
Para takimit të 18 marsit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajcak, pritet ta vizitojë Prishtinë, dhe, rrjedhimisht, edhe Beogradin.
Gazeta Express merr vesh se Lajcak vjen të premten në Kosovë dhe përvec qeveritarëve, takon edhe liderin e PDK-së.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se emisari special i BE-së vjen në Prishtinë kah fundi i kësaj jave të shikojë punën që ka bërë pala kosovare për udhërrëfyesin e zbatimit të propozimit evropian, që është pranuar nga Kosova dhe Serbia.
“Në fund të javës së ardhshme pritet që z. Lajcak ta vizitojë Kosovën, pastaj edhe Serbinë; të shikojë punën që është bërë. Në bazë të propozimeve tona, unë besoj që ai do të përpiqet t’i konsolidojë ato”, ka thënë Bislimi më 1 mars në RTK.
Kjo vizitë e Lajcakut pritet të ndodhë, para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, që është caktuar të mbahet me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Kryeministri Kurti, pasi zyrtarisht ka pranuar propozimin evropian më 21 shkurt, ka thënë se negociatat për normalizim do të vazhdojnë përmes diplomacisë fluturuese.
Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë kritikuar Kryeministrit Kurti që pranoi propozimin evropian, i cili thonë se nuk sjell marrëveshje finale me Serbinë e as njohjen reciproke.
Sipas opozitarëve, Kurti, përmes këtij plani, ka pranuar themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, dhënien e statusit të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe vazhdimin e pafundtë të bisedimeve me Serbinë.
Reporteri ka shkruar sot se Ambasada amerikane në Prishtinë “është e shqetësuar” nga deklaratat e bëra prej opozitarëve në lidhje me propozimin evropian.
“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane.

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...